Transmetuar më 16-07-2021, 16:01

Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryetarin e Partisë Social-Demokrate të Kosovës Dardan Molliqaj, dhe 7 aktivistë të tjerë të kësaj force politike.

Molliqaj është bashkëshorti i Besa Shahinit, e cila ka shërbyer si ministre e Arsimit në qeverinë Rama.

Arrestimet kanë ardhur pas një proteste të zhvilluar para Ministrisë së Drejtësisë ku aktivistë të PSD shkruan me spraj mbi makina fjalën “zhvatës”.

Policia, nën urdhërat e Kurtit, me përdorim brutal të dhunës po dëshiron të shtyp këdo që kundërshton atë. Zhvatja ndaj qytetarëve nuk guxon të kalojë në heshtje dhe nën kërcënimin e dhunshëm e brutal të pushtetit, thuhet në reagimin e PSD.

Kurse shtojnë: "Kërkojmë urgjentisht që aktivistet e aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti, Frashër Krasniqi, Ali Krasniqi dhe Korab Korça të lirohen menjëherë nga arrestimi i padrejtë".