Transmetuar më 16-07-2021, 11:13

Altenburg, Rheinland-Pfalz, Gjermani. Shefik Hyseni (46 vjeç) nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjet e vdekjes apo jo! Babai shqiptar i familjes kishte frikë për jetën e Laureta (13 vjeçe) dhe Altuna (17 vjeçe). Makthi i madh, pasi kishte humbur kontaktet me to, ishte nëse kishin qenë në gjendje të siguroheshin në kohë apo ishin bërë viktima të përmbytjeve katastrofike në Gjermaninë Perëndimore.

Situata në Gjermani/ Babai shqiptar rigjen dy vajzat e tij të humbura në  përmbytje | Gazeta Telegraf

Hyseni, duke folur për “BILD”, dha lajmin e mirë, pas shumë orësh dramatike për të dhe familjen: "Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më thirrën dhe thanë se uji ishte tashmë në katin e parë. Vrapova menjëherë për në shtëpi. Kur arrita, uji ishte tashmë kudo, kishte mbuluar gjithçka. Për herë të fundit fola me të dyja vajzat rreth orës 21:00. Pastaj, lidhja qe e pamundur”.

Altenburg: Meine Töchter wurden mit dem Heli aus unserem Haus vor der Flut  gerettet - News Inland - Bild.de

Krejt i dëshpëruar, babai shqiptar priti tërë natën mbi një urë, nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Të enjten në mbrëmje mbërriti lajmi çlirues: Fëmijët e tij u shpëtuan nga shtëpia e përmbytur me helikopter. Hyseni shtoi: “Ne vetëm kemi qarë për fatin e dy vajzave. Tani duhet të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia”.