Transmetuar më 16-07-2021, 08:39

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin duket se ka organizuar një komplot kundër ish-Presidentit amerikan Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016.

Sipas The Guardian, Putin kishte iniciuar një operacion të fshehtë me agjencitë e spiunazhit për të nisur një fushatë që e shpallte “të paqëndrueshëm mendërisht” ish-Presidentin Trump.

Takimi është bërë më 22 Janar 2016, ku kanë qenë të pranishëm Presidenti rus, ministra të qeverisë dhe shefa të agjencive të spiunazhit.

Sipas The Guardian, në takim u ra dakord që të niste një fushatë për dobësuar pozitat e Presidentit Trump në atë periudhë. Po ashtu, në këtë mbledhje sekrete u tha se me Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, Rusia do ta kishte më të lehtë të arrinte objektivat e saj strategjikë.

Të njëjtat informacione thanë se tre agjenci të spiunazhit rus u urdhëruan që të gjenin mënyra për të mbështetur Donald Trump në garën brenda Partisë Republikane.

The Guardian shkruan se këto informacione kanë rrjedhur në mënyrë të pashpjegueshme nga Kremlini dhe janë parë prej saj, por edhe nga ekspertë të cilët sugjerojnë se duket të jenë origjinale.