Transmetuar më 15-07-2021, 23:32

Të paktën 59 njerëz humbën jetën dhe 70 të tjerë mbeten të zhdukur, pas përmbytjeve që përfshinë pjesën perëndimore të Gjermanisë, tha policia. Landet Rajnland Falc dhe Nordrajn Vesthalen janë më të goditurat.

Sakaq edhe nëntë njerëz humbën jetën në Belgjikën fqinje, kurse katër të tjerë rezultojnë të zhdukur. Edhe Holanda u godit rëndë po ashtu.

Përmbytjet vijnë pas reshjeve rekord në disa pjesë të Evropës. Shira të tillë që nisën të martën nuk kanë rënë kurrë me këtë intensitet 148 litra për metër katror, në 200 vitet e fundit.

Malu Dreyer, shefe e policisë në landin Rajnland Falc, i përshkroi ato si “katastrofike”.

“Ka të vdekur, të zhdukur dhe shumë njerëz janë ende në rrezik”, tha Dreyer.

“Të gjitha shërbimet tona të urgjencës janë në aksion 24 orë dhe po rrezikojnë edhe jetën e tyre”, tha ajo.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ndodhej për vizitë zyrtare në SHBA, tha se është “e tronditur nga katastrofa”.

“Këtu në Uashington, mendimet e mia janë me njerëzit në vendin tonë”, tha ajo, duke shprehur ngushëllime për viktimat.

“Nuk e dimë ende numrin, por do të ketë shumë – disa në bodrume të shtëpive, disa zjarrfikës – që përpiqen të shpëtojnë të tjerë. Do të bëhet gjithçka e mundur për të gjetur njerëzit që ende janë të zhdukur”, tha Merkel.

Shkollat u mbyllën në pjesën perëndimore të Gjermanisë, ndërsa shumë lidhje të transportit u ndërprenë.

Dy zjarrfikës humbën jetën gjatë operacionit të shpëtimit në landin Nordrajn Vesthalen.

Njëri, 46 vjeç, ra në ujë duke tentuar të shpëtojë një burrë, ndërsa tjetri, 52 vjeç, vdiq gjatë operacionit dhe përballjes me stuhinë, tha policia.

Rasti më i keq i përmbytjes ka qenë në shtetet e Rhineland-Palatinate dhe North Rhine-Westphalia, ku ndërtesat e makinat janë përmytur nga lumejntë e krijuar nga shiu. Shumë njerëz të tjerë kanë vdekur dhe në shtetet fqinje të Gjermanisë perëndimore, Belgjikë dhe Holandë.

Malu Dreyer, shefja e shtetit Rhineland-Palatinate e përshkroi përmbytjen si një "katastrofë". "Ka të vdekur, të zhdukur dhe njerëz janë ende në rrezik" tha ajo. "Të gjitha shërbimet tona të urgjencës janë në veprim 24 orë dhe po bëjnë gjithçka që është e mundur".

Dhjetëra helikopterë dhe zjarrfikës, si dhe forca ushtarake janë pozicionuar për ndihmuar dhe shpëtuar banorët në nevojë të cilët po prisnin nëpër çatitë e shtëpive të tyre për të shpëtuar nga përmbytjet.

Hollandë: Mbreti Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima inspektojnë Valkenburg

Çifti mbretëror Hollandez Willem-Alexander dhe Maxima vizituan qytetin Valkenburg, i cili u godit keq nga stuhia, dhe inspektuan dëmet. Masat e ujit i kthyen rrugën kryesore të Valkenburgut në një lumë të tërbuar dhe shkatërruan shtëpi dhe dyqane.

Qeveria në Hagë dërgoi 70 trupa në provincën jugore të Limburg të Mërkurën për të ndihmuar në luftën kundër përmbytjeve.

Fotot: RFE, NOS