Transmetuar më 15-07-2021, 15:39

Nafta dhe benzina po i kushton më shtrenjtë drejtuesve të makinave në Shqipëri, karburanti u rrit për të katërtën herë radhazi që pas daljes së vendit nga karantina. Nafta dhe benzina po tregtohen 3 lekë më shumë, nëse rreth dhjetë ditë më parë 1 litër naftë mund ta blije me 166 lekë sot e ajo kushton 169 lekë.

Për të njejtën sasi gjatë pandemisë paguaje 148 lekë ndërsa tani paguan 21 litra më tepër duke u rritur me 14 %.

Shtrenjtimi i parë u shënua në shkurt 2021, me 6-8 lekë për litër, i dyti në maj me 5 lekë për litër, po me kaq edhe në fund të qershorit dhe në tre lekë ditët e fundit. Operatorët e tregut rritjen e çmimit e justifikojnë me shtrenjtimin e karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

Ditën e sotme ishte paralajmëruar që drejtuesit të fiknin automjetet e tyre nga ora 12:00 deri në orën 15:00, në shenjë proteste për rritjen e çmimit të naftës por kjo thirrje dështoi.

Organizatorët që bën thirrje, kërkuan që çmimi i naftës të ulej nga 180-178 lekë që është aktualisht në 150 lekë të reja. Nuk dihet ende nëse qytetarët do i përgjigjen kësaj proteste të drejtë, e cila po u rëndon xhepat e përdoruesve të automjeteve.