Transmetuar më 14-07-2021, 19:06

Një ngjarje e frikshme raportohet nga Afrika e Jugut.

Një nënë në Durban, u detyrua të hidhte foshnjën e saj nga një ndërtesë që i ishte vënë zjarri nga plaçkitës.

Pamjet e ndjeshme janë e publikuar nga BBC.

Në pamje tregohet momenti kur nëna hedh fëmijë nga ballkoni për ta shpëtuar.

Fatmirësisht foshnja nuk pësoi asnjë lëndim, pasi u kap nga fqinjët të cilët po qëndronin poshtë ndërtesës.

Dhjetëra njerëz në Afrikën e Jugut janë eliminuar dhe qindra janë ndaluar në trazirat, pas shkarkimit dhe dënimit me burg të Presidentit të vendit, Jacob Zuma.

Gjithçka nisi në “formën e protestave”, por më pas ato u irrituan gjatë fundjavës, në “formën e zjarreve”, me bllokim të autostradave si dhe me plaçkitjen e bizneseve.

Më poshtë pamjet: