Transmetuar më 14-07-2021, 16:43

Në 24 orët e fundit si rrallë herë më parë janë kryer plot 4136 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, vetëm tetë qytetarë.

Rastet e reja siç raporton noa.al janë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Elbasan, Sarandë, Kolonjë.

Aktualisht janë 101 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 8 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,059 që nga fillimi i epidemisë.

Një ditë më parë ishin bërë vetëm 1915 testime nga ku u zbuluan 11 raste të reja.

Statistika (14 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 6

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 4136

Testime totale 843,439

Raste pozitive 132,616

Raste të shëruara 130,059

Raste Aktive 101

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 43

Elbasan 11

Fier 10

Vlorë 10

Korçë 8

Shkodër 6

Lezhë 5

Durrës 4

Kukës 2

Gjirokastër 2