Transmetuar më 13-07-2021, 21:06

Një video e frikshme, e filmuar në Rusi, tregon momenti kur dy gra rrëzohen nga lisharësja e vendosur në majën e një shkëmbi, në afro 2.000 metra lartësi.

Gjithçka ndodhi në Rusi kur dyshja po argëtoheshin dhe në një moment rrëzohen.

E kur u duk se ato thjesht humbën jetën, doli se ranë në platformën e lisharëses.

Mediat lokale raportojnë se ishin erërat e forta që i humbën kontrollin mbi lisharëse grave, që për pak sa nuk e paguan me jetë, duke u rrëzuar nga shkëmbi.

Për fat të mirë ato ranë mbi platformën e drurit të lisharëses dhe për pak centimetra i shpëtuan vdekjes.

Më poshtë keni pamjet: