Transmetuar më 13-07-2021, 12:24

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë sot Athinën.

Në orën 19.30, Rama do të mbërrijë në kryeqytetin grek, ndërsa do të takohet me politikanin, George Papandreun.

Ende nuk dihet motivi i vizitës së Ramës në Athinë, ndërsa kjo është dyta në pak kohë që kryeministri zhvillon në shtetin helen.

Nuk dihet ende nëse do ketë takime edhe me politikanë të tjerë.