Transmetuar më 13-07-2021, 12:14

E rrallë, por ja që ndodh në Shqipëri. Në vend tjetër as që imagjinohet. Disa gra shtatzëna në Mat kanë paralamëruar se do të dalin në protestë ditën e sotme, pasi spitali i qytetit të tyre nuk ka një gjinekolog.

Lajmin e ka bërë me dije deputetja e zgjedhur më 25 prill, Dhurata Çupi, e cila ka publikuar mesazhin e dërguar nga njëra prej tyre. Sipas gruas shtatzënë, e cila ka dërguar mesazhin te deputetja, ka mbi 4 javë që spitali i kësaj zone nuk ka mjek gjinekolog. Sipas saj, nga afro 200 gra shtatzëna, vetëm 5 janë te gatshme të dalin në protestë, pasi kanë frikë se u hiqen njerëzit nga puna, apo arsye të tjera.