Transmetuar më 09-07-2021, 16:14

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sr 24 orët e fundit janë kryer 2108 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 15 qytetarë. Një ditë më parë ishin 8 raste të reja.

Të infektuarit e rinj janë në këto bashki:  4 raste në Tiranë, 4 raste në Peqin, 3 raste në Fier, 2 raste në Lushnje, 1 rast në Lezhë, 1 rast në Vlorë.

Aktualisht janë 81 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin duke shënuar gati dyfishin e shifrës së dy javëve më parë.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 6 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 6 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,043 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (9 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       15

Të shëruar në 24 orë     6

Të shtruar në spitale      6

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2108

Testime totale             828,621

Raste pozitive             132,580

Raste të shëruara        130,043

Raste Aktive                        81

Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            29

Elbasan           12

Fier                  11

Korçë             9

Shkodër          6

Vlorë                6

Lezhë                3

Durrës              2

Gjirokastër        2

Kukës                1