Transmetuar më 09-07-2021, 12:49

Ajo që ndodhi në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Shiroki Brijeg mbrëmjen e djeshme në Bosnjë mund të karakterizohet si skandal dhe për t’u futur në rekordet e librit Guinnes. Arbitri rus Aleksei Matyunin nxori 12 kartona të verdhë dhe dy të kuq vetëm për ekipin shkodran, duke përfshirë dhe ndëshkimin e trajnerit dhe zv/trajnerit të Vllaznisë.

Arbitrimi ishte i njëanshëm dhe kjo dhe në momentin e dhënies së penalltisë kundër Vllaznisë, të cilët ishin tejet të diskutueshme. Por jo vetëm kaq po të shikosh statistikat janë dhënë 11 faulla kundër kuqebluve, 12 të verdha dhe 2 të kuqe, ndërsa ndaj ekipi boshnjak vetëm 4 të verdha, për 9 faulla të shkaktuara, ku në ndonjë prej mund të nxirrej dhe automatikisht dhe kartoni i kuq.

Pas ndeshjes, trajnerin Brdariç u pa mjaft i tensionuar dhe i tronditur duke sulmuar ashpër arbitrin e ndeshjes.

“Ne humbëm sot një ndeshje, e cila ishte e balancuar për mua, nuk e di se çfarë ndodhi me gjyqtarët por humbën kontrollin në çdo gjë. Gjyqtari ishte kundër nesh, nuk e pranoj këtë ndeshje, ishte e paligjshme. Nuk mund ta besoj sa herë ishte kundër nesh gjyqtari. Skuadra luajti mirë, në momentin e duhur bëmë gjënë e duhur. Më vjen keq ta them, por lojtarët e mi luajtën kundër 12 vetave mbrëmjen e sotme, dhe të luash kundër 12 vetave është shumë e vështirë. Nisëm që nga fillimi me pretendimet, më pas gjithçka u bë edhe më serioze. Kemi të gjitha shanset për ndeshjen e kthimit, ndoshta do të kemi një gjyqtar më të mirë dhe ndeshje më të mirë dhe do të kalojmë. Luftuam shumë mirë sot, lojtarët kishin plan të mirë si të luanin kundër tyre”, tha Brdariç.

Ndeshja e Konferenca Cup mes NK Siroki Brijeg- Vllaznia përfundoi 3-1. Golat u shënuan me dy penallti nga Staniç ‘42 (11-m), ‘53 (11-m), Juliç ’77. Ndërsa për ekpin shkodran golin e vetëm e shënoi Çoba “92. Ndeshja e kthimit është të enjten e ardhshme.