Transmetuar më 09-07-2021, 10:18

Zyrtare. Sot nisin fluturimet nga aeroporti i Kuk♪7sit. Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur mëngjesin e sotëm me pamje nga aeroporti i Kukësit, “Zayed-Flatrat e Veriut” ku sot nisin fluturimet zyrtare dhe do të ulet një avion me udhëtarë nga Zvicra.

Rama e cilëson portën e dytë të qiellit të Shqipërisë për fluturime komerciale, teksa uron një të premte të mbarë.

“MIRËMËNGJES ? dhe me aeroportin e ri ndërkombëtar “ZAYED-Flatrat e Veriut”, ku sot ulet nga Zyrihu në tokën e Kukësit avioni me udhëtarë i Helvetic Airlines dhe hapet porta e dytë e qiellit të Shqipërisë për fluturimet komerciale, ju uroj një të premte të mbarë?”, shkruan kryeministri.