Transmetuar më 08-07-2021, 17:06

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale thotë se 24 orët e fundit janë kryer 2980 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 8 qytetarë.

Të infektuarit e rinj janë në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 raste në Korçë, 1 rast në Devoll, 1 rast në Gjirokastër.

Aktualisht janë 72 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 5 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,037 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 8

Të shëruar në 24 orë 2

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2980

Testime totale 826,513

Raste pozitive 132,565

Raste të shëruara 130,037

Raste Aktive 72

Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 29

Korçë 10

Elbasan 8

Shkodër 6

Fier 6

Vlorë 5

Durrës 3

Lezhë 2

Gjirokastër 2

Kukës 1