Transmetuar më 07-07-2021, 19:41

Konkurrentja e “Përputhen +40”, Shqipja ishte këtë pasdite e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ajo rrëfeu historinë e saj të vështirë, mes dhunës dhe intrigave nga ish-bashkëshorti dhe familjarët e tij.

Shqipja tregoi se vjehrri bëhej shkaktar i zënkave të saj me të shoqin.

“Vjehrri vjen nga puna me disa shtiza dhe ja jep vajzës së vogël. Unë ja heq dhe i them se nuk janë lodra. Ai ia jep sërish, unë prapë ja largoj. Të tretën herë vjehrri i mori dhe ja dha. Unë i hodha nga korridori në bahçe, me idenë që kjo nuk është një lodër. E për këtë vjehrri shkon te im shoq që po bënte dush, që të vinte që të shikonte se çfarë ndodhi. E aty më gjuajti. Kur më gjuajti ishte vjehrri, gjyshi dhe nënëdaja. Ata më panë se çfarë bëra unë. Më pas më ka gjuajtur edhe herë të tjera”, rrëfeu ajo.

Konkurrentja tha se në vitin 1992 ka kërkuar të ndahet, por Prokuroria nuk ka pranuar, pasi sipas tyre ata nuk kishin shkaqe për divorc. Shqipja shtoi se ish-bashkëshorti i kishte shkuar te një Hoxhë, sepse sipas tij, ajo ishte e sëmurë.

“Im-shoq kishte shkuar me mamanë time te një Hoxhë që me demek shihe se është e sëmurë. Unë dhe sot e kësaj dite jam për bukuri. Thonin që më kishin bërë magji prandaj sillesha ashtu”, u shpreh ajo.

Shqipja është ndarë nga i shoqi në vitin 1996 dhe gjatë kësaj kohe është dhunuar dhe nga kunata.