Transmetuar më 06-07-2021, 00:11

Një video tronditëse në SHBA, tregon momenti kur një nënë e re me dy fëmijët e saj në sediljen e pasme të makinës, është përplasur me një pikë karburanti.

Sipas mediave të huaja Isabel Zepeda nga Kalifornia, 23-vjeçe ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur kur ndodhi aksidenti.

Siç shihet edhe nga pamjet, ajo del nga rruga dhe përplaset me pompat e karburantit, duke shkaktuar më pas një zjarr të madh.

Bëhet me dije se nga aksidenti i ndodhur nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale, teksa e reja është ndaluar nga policia dhe tanimë, gjykata do të vendosë për fatin e saj.

Më poshtë pamjet: