Transmetuar më 05-07-2021, 20:13

Babai i Caroline, David Crouch, ka folur së fundmi për jetën e re të mbesës së tij Lydia, e cila mbeti pa nënë, ndërsa babai përfundoi në burg.

David foli për Mega në Greqi dhe gjithashtu i është përgjigjur pyetjeve rreth dyshimit të tyre se  Babis Anagnostopulos mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Ai flet shumë ëmbël për mbesën e tij dhe thotë se synon ta rrisë që të duket si vajza që humbi kaq padrejtësisht.

“Vajza është mirë dhe e lumtur, është me gjyshen e saj. Të gjithë e duan. Është me Susan, ajo e merr dhe e nxjerr për shëtitje të shkurtra. Gjithçka që dua të bëj është të kujdesem për mbesën time dhe ta rris atë që të duket si nëna e saj,” ka thënë ai.

David Crouch ka folur edhe për mënyrën e vrasjes:

“Ajo që e bën më keq, për mendimin tim, është se ai ishte kaq frikacak. E vrau ndërsa ajo ishte duke fjetur. Ai vrau një person dhe më herët kishte hequr kartat e kujtesës nga kamerat e sigurisë, kështu që e dinte se çfarë do të bënte. Priti derisa ajo ra në gjumë dhe pastaj e vrau,” përfundoi ai.