Transmetuar më 05-07-2021, 19:52

Një amerikan arriti të konsumojë 76 hot-dog për vetëm 10 minuta, duke thyer rekordin e tij të mëparshëm (75 hamburger).

Joey Chesnat, me nofkën “Joe” ka fituar për herë të 14 -të konkursin tradicional ndërkombëtar të konsumimit të hot-dog, i cili zhvillohet çdo vit më 4 korrik me rastin e festës kombëtare në SHBA.

Për shkak të masave kufizuese të Covid-19, konkursi nuk u mbajt këtë vit jashtë restorantit “Hot Dogs Nathans” në Coney Island, Brooklyn, por u zhvilluan në një fushë bejsbolli, e cila kishte 5000 spektatorë.

“Jam shumë i lumtur që në konkurs kishte publik”, deklaroi kampioni për medien lokale ESPN.

“Edhe pse nuk ndihesha rehat, më pëlqente që publiku me motivonte dhe më jepte kurajon për të vazhduar”, tha kampioni i “Hot Dog”.