Transmetuar më 05-07-2021, 15:26

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar ka bërë një njoftim sot për qytetarët që do të udhëtojnë drejt Italisë ditën e nesërme në datën 6 korrik.

AAC ka publikuar listën e fluturimeve që do të anulohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

Njoftimi nga Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar saktëson pët të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

✈Air Albania ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET) ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

✈Alitalia AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET) AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Ju mund të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.