Transmetuar më 03-07-2021, 22:22

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur sot, pas orës 17:30  në Patra të Greqisë.

Dy vëllezër binjakë janë gjendur të vdekur në apartamentin e tyre.

Mediet greke raportojnë se bëhet fjalë për dy 45 vjeçarë.

Mësohet se binjakët kanë vdekur para katër ditëve, por trupat u tyre u gjendën sot pasdite nga autoritete greke.

Informacionet e para bëjnë fjalë për vetëvrasje të dyfishtë, ndërsa mediet lokale shkruajnë se mamaja e dy viktimave ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.