Transmetuar më 03-07-2021, 21:21

Një rrëshqitje masive toke ndodhi së fundmi në qytetin Atami, në Japoninë qendrore, pas reshjeve të mëdha të shiut.

Të paktën 20 persona konsiderohen të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes nga mali.

Pamjet tregojnë një lumë balte të zezë e mbeturinash që bie poshtë nga një majë mali duke marrë përpara gjithçka përmes qytetit drejt detit.

Disa shtëpi u shkatërruan nga kjo rrëshqitje.

Më poshtë keni pamjet që tregojnë këtë moment: