Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoin-it
Transmetuar më 30-06-2021, 00:04

Miliarderi i Bitcoin dhe themeluesi i shkëmbnimeve të kriptomonedhave Mircea Popescu raportohet se është gjetur i mbytur në brigjet e Kosta Rikës, sipas një raporti të shkurtër dhe mjaft të paqartë nga stacioni televiziv vendas Teletica.

Sipas raportit, Agjencia e Hetimit Gjyqësor vendase ka konfirmuar vdekjen e miliarderit, por mbetet ende e paqartë nëse është gjetur truopi i viktimës apo jo.

Revista Bitcoin bisedoi me disa gra të cilat kishin marrëdhënie me Popescu, të cilat konfirmuan vërtetësinë e lajmit.

Pionieri në fushën e kriptomonedhave ishte një ndër personat që mbante disa nga shumët më të larta të kriptovalutës. Ai ishte vetëm 41 vjeç.

Gjendet i vdekur miliarderi i Bitcoin-it, tregu i kriptomonedhave rrezikon

Sipas revistës Bitcoin ai ishte nga personat e parë që mori kriptomonedhën dhe gjithashtu themeloi shkëmbimin e Bitcoin me MPEx në 2012, si dhe një faqe online rreth Bitcoin, ku shpesh shpërndante opinionet e tij seksiste dhe të prapambetura.

Bazuar në pasurinë e tij marramendëse, zotërimet e tij do të kenë arritur vlerën 2 miliardë dollarë kur Bitcoin arriti vlerën më të lartë të të gjitha kohërave në mes të prillit.

Tregu i kriptomonedhava po mendon se çfarë do të ndodhë me të gjitha ato pasuri. Të bën të mendosh se pa një plan dytësor, pasuritë në kriptomonedha mund të zhduken nga faqja e dheut nëse pronari ndërron jetë.