Transmetuar më 23-06-2021, 23:10

Policia e New York-ut, në SHBA po kërkon dy individë në lidhje me një sulm gjatë ditës, në të cilin një 24-vjeçar u qëllua pranë dy fëmijëve të enjten në një trotuar të Bronx.

Sipas CNN, një nga individët qëlloi burrin para se të arratisej me një skuter.

Bëhet e ditur se i lënduari u dërgua në një spital të zonës dhe tani është në gjendje të qëndrueshme.

Të dy fëmijët, një vajzë 10-vjeçare dhe një djalë pesëvjeçar, nuk u qëlluan dhe nuk u dërguan në spital, sipas mediave vendase.

Një zëdhënës i NYPD tha për CNN të shtunën se fëmijët janë anëtarë të një familjeje, por nuk kanë lidhje me burrin e lënduar.

Më poshtë pamjet e rënda: