Transmetuar më 21-06-2021, 23:22

Një burrë i cili ishte “shumë dembel” që të merrte divanin e tij të vjetër me kujdes a nxirrte jashtë shtëpisë, e hodhi atë nga dritarja duke rrezikuar jetën e fqinjës.

“Daily Mail” shkruan se ai është identifikuar si Mesut Duran dhe ka blerë një divan të ri për të zëvendësuar atë që kishte në shtëpi.

Nga video e publikuar nga mediat britanike duket qartë momenti dramatik kur burri në fjalë hodhi divanin e vjetër nga dritarja e apartamentit të tij, në katin e tretë.

E në momentin që ai bëri veprimin e rrezikshëm, poshtë po kalonte fqinja e tij, e cila fatmirësisht shpëtoi pa dëmtime.

Më poshtë keni pamjet: