Transmetuar më 21-06-2021, 20:35

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Greqi.

Një 56-vjeçar është vrarë të hënën pasdite me thikë në zemër.

Mediat raportojnë se a u gjet nga i vëllai në magazinën e shtëpisë së tij i mbuluar nga gjaku.

Më herët në të kaluarën, ai kishte qenë nënkryetari i bashkisë së Halkia.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e këtij krimi të rëndë dhe nuk përjashtohen konfliktet në të kaluarën.