Transmetuar më 20-06-2021, 20:15

Një aksident i frikshëm ka ndodhur këtë të diel në Bjeshkën e Deçanit, në Kosovë.

Pamjet tregojnë një automjet “Off Road” duke u rrokullisur dhe si pasojë një person ka mbetur i lënduar.

I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe më pas është dërguar në Qendren Klinike Universitare.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia ku shkruan:

“Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit. Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërgu në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK”.

Më poshtë pamjet: