Transmetuar më 18-06-2021, 22:55

Një djalë në moshë të mitur është plagosur sonte në Pogradec pasi u përplas nga një makinë, drejtuesi j të cilës u shoqërua nga policia.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Pogradec-Lin, pranë vendit të quajtur "Guri i Kuq", raporton noa.al.

Shtetasi F. C., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Hyundai", ka aksidentuar këmbësorin J. H., 11 vjeç, banues në fshatin Memëlisht, Pogradec, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.