Transmetuar më 18-06-2021, 21:29

Varrezat publike në Gjirokastër janë përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premte.

Shkak mendohet të jenë bërë temperaturat e larta si dhe qirinjtë që të afërmit lënë pranë varrezave.

Kjo është kthyer në një problematikë të vazhdueshme në zonën e Gjirokastrës.

Zjarrëfikëset ndërhynë në kohë për të shuar flakët duke evituar përhapjen e saj në pjesë të tjera të varrezave.

Në fotot shikoni pamje pas flakëve që përfshinë një pjesë të varrezave.