Transmetuar më 18-06-2021, 17:37

Rrëfimi që bëri Harry Anagnostopulos për vdekjen e gruas së tij Caroline Crouch, është bërë edhe më shokues. Ai ka pranuar të bashkëpunojë me hetuesit duke treguar çdo detaj për minutat fatale.

Harry tha se gjithçka nisi nga gjaknxehtësi sepse pa që e shoqja në nerv e sipër e mori fëmijën dhe e hodhi shkujdesur në krevat.

Në këtë moment, tregon 32 vjeçari versionin e tij, mu errën sytë, u ngrita, iu sula duke i hedhur duart në fyt. Ia shtrëngova që ta mbytja. Por po kalonin pesë minuta dhe nuk po ia dilja dot ndaj mora jastëkun dhe ia vura në fytyrë derisa ajo nuk po lëvizte më".

Pas kësaj, ai ka njoftuar policinë për ti thënë versionin se tre persona, shqiptarë, hynë me dhunë në banesën e tyre dhe e lidhën ndërsa vrisnin të shoqen e cila gjendej pranë Lydia 11 muajshe.

Kur mbërriti policia, Harry pyeti njërin prej tyre nëse e shoqja kishte vdekur. /noa.al