Transmetuar më 18-06-2021, 10:17

Një lajm i trishtë për skuadrën e Juventusit, pasi mësohet se Giampiero Boniperti, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeç, gjatë natës në Torino të Italisë.

Familja njoftoi se legjenda e futbollit italian ndërroi jetë pas një ataku kardiak.

Boniperti ishte një emër mjaft i njohur dhe i dashur për tifozët e këtij ekipi, pasi e nisi karrierën e tij në këtë skuadër duke luajtur nga viti 1946 deri në 1961 në Torino.

Dhe më pas u bë menaxher i skuadrës për disa vite radhazi.

Kohët e fundit ai ka qenë i tërhequr nga jeta publike, për shkak të moshës së thyer. /noa.al