Transmetuar më 18-06-2021, 10:05

Partizani nuk ndalet në merkaton e kësaj vere. Pasi zyrtarizoi dje Herald Markun, ia ka dalë të rrëmbejë te nënkampionët shkodranë edhe një futbollist tjetër të spikatur.

Kësaj here është një mbrojtës, Dejan Shehi. Po kështu, klubi kryeqytetas ka arritur të bindë Jurgen Bardhin të rinovojë kontratën:

“FK Partizani zyrtarizon zgjatjen e bashkëpunimit me Jurgen Bardhin. Klubi dhe lojtari kanë rinovuar kontratën dhe sulmuesi 23-vjeçar do të jetë pjesë e 16-të herë kampionëve të vendit edhe për një tjetër sezon.

Bardhi është pjesë e klubit që nga ekipet zinxhir të akademisë, gëzon besimin e plotë të drejtuesve, duke u konsideruar një prej lojtarëve më të spikatur të ekipit dhe kampionatit tonë”.

Ndërkohë, Partizani vijon përgatitjet në Ohër, në kuadrin e Kupave të Europës. Dje, të kuqtë zhvilluan një ndeshje miqësore me FC Shkupi, të cilën e fituan 1-0, me gol të Esdat Malës, në minutën e 20-të. /fredi/noa.al