Transmetuar më 18-06-2021, 00:26

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, u bashkua me valën e mbështetjes për kombëtaren e Portugalisë, pas fitores së pastër 3-0 në ndeshjen debutuese të “Euro 2020”, ndaj Hungarisë.

Ajo madje nuk hezitoi të bënte një vallëzim, të cilin e filmoi dhe hodhi në rrjetet e veta sociale. Menjëherë, ky vallëzim u bë “viral”.

E veshur me fanellën e ekipit kombëtar, numrin 7, që mban edhe djali i saj, Dolores shfaqet në shtëpinë e saj në Madeira duke vallëzuar si adoleshente, tejet e gëzuar, duke përfunduar me mesazhin:

“Ky Europian do të na godasë!” Në fakt, atë e paska goditur vërtet. Kjo video e dëshmon qartë… /fredi/noa.al