Transmetuar më 18-06-2021, 03:29

Partizani nuk ka humbur kohë, duke firmosur me një nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë dhe Superiores në sezonin e kaluar.

Konkretisht, Herald Marku, mesfushori që doli nënkampion dhe fitoi Kupën e Shqipërisë me kuqeblutë shkodranë, ka firmosur sot me “demat”.

Ai ka marrë fanellën me numrin 7, me të cilin identifikohet Ronaldo, ndërsa sezonin e kaluar e ka mbajtur Erald Çinari, që është transferuar në Turqi kësaj vere.

Sikurse njofton vetë klubi i kuq, kontrata është 2-vjeçare:

“FK Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me Herald Markun. Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar sot një kontratë 2-vjeçare me të kuqtë.

Marku, një produkt i akademisë së kuqe, rikthehet te Partizani pas një sezoni shumë pozitiv tek ekipi Vllaznisë dhe do të mbajë fanellën me nr.7.

Marku menjëherë ka udhëtuar drejt Ohrit, vend në të cilin ekipi po vijon përgatitjet për Kupat e Europës”. /fredi/noa.al