Transmetuar më 17-06-2021, 22:36

Piloti 32-vjeçar Haralambos Harry Anagnostopulos, pranoi aktin e tij të tmerrshëm pas një dëshmie të gjatë, rraskapitëse ku e humbi durimin.

Në fund u dorëzua dhe pranoi atë që kishte bërë. Harry tha se para se ta vriste, pati një sherr me të shoqen 20 vjeçare Caroline Crouch.

"U zumë. Ajo ishte për të ikur, do ikte. Nuk durova dot. E mbyta me jastëk ", ka treguar piloti.

Kur u pyet pse nuk e tha deri më sot dhe luajti gjithë këtë teatër, ai u përgjigj se e bëri sepse kishte frikë për fatin e fëmijës së tij duke menduar se Lydia do të mbetej edhe pa baba.

Harry tregoi në deklarimin e tij se Caroline e kishte ndarë mendjen të ikte dhe të merrte me vete fëmijën e tyre. Kjo situatë pasoi sherrin e 10 majit dhe, siç tha ai, pas një sherri verbal intensiv dhe pa kuptuar as vetë se si, e sulmoi me një jastëk, duke i dhënë fund jetës së saj. /ardi/noa.al