Transmetuar më 17-06-2021, 20:45

Grupi hetimor që investigoi vrasjen e 20 vjeçares Caroline Crouch, e dinte që në ditët e para se i shoqi e kishte vrarë, por devijoi vëmendjen e tij duke manipuluar mediat me deklarata se gjoja ishte në kërkim të një bande kriminale shqiptare e më tej një bullgare. Të gjitha këto u bënë që të mund të kapej mat 32 vjeçari Harry Anagnostopulos me personin që e ka ndihmuar të realizojë vrasjen më të shëmtuar të viteve të fundit në Greqi.

Detajet e minutave të fundit zbardhin faktin se policia ishte ajo që po luante në fakt me të dyshuarin dhe jo ai me ta. Hetuesit kishin prej kohësh në dorë provat që tradhtonin burrin e të resë, citon noa.al To Proto Thema.

Megjithatë, një person tjetër ka dhënë shumë ndihmë që të realizohet skenari si në filma. Policia edhe për këtë person të dytë është diskrete. Synohet të zbardhet si u sajua ngjarja se gjoja tre persona që nuk flisnin mirë greqisht, i abuzuan, e lidhën atë, vranë 20 vjeçaren, hoqën kartën e memories te sistemi i kamerave të shtëpisë dhe u zhdukën pa nam e pa nishan.

Ajo që policia e ka bërë me zgjuarsi është se ka hyrë në bisedime me eksponentë bandash, elementë kontingjent si dhe në rrugë operative dhe infiltruese për të kuptuar sa qëndronte pretendimi i Harry.

Por ishin ora smart e të ndjerës dhe aplikacioni i hapave të të dyshuarit që fundosën tezën e sajuar prej tij.

E vërteta për ngjarjen ishte shumë e ndryshme. Natën mes 10 e 11 majit 2021, Harry vendos të vrasë gruan pasi kishin fërkime të vazhdueshme dhe ajo kishte ndarë mendjen të merrte vajzën Lydia e të ikte në Angli. /ardi/noa.al

Provat që fundosën grekun

1.Ora smart e Caroline ka regjistruar një rritje drastike në rrahjet e saj të zemrës dhe më pas çdo shenjë jete ndalet, çdo gjë në orare të ndryshme me ato që deklaronte i shoqi.

2.Gjatë orëve që gjatë dëshmisë së tij ai pretendon se ishte i lidhur, Harry Anagnostopoulos rezulton se lëvizte brenda shtëpisë. Kjo doli nga aplikacioni celular që regjistron hapat dhe analizoi të dhënat për periudhën në fjalë.

3.Karta e kujtesës u hoq nga kamera e sigurisë shumë më herët sesa orët që "grabitësit" supozohej të kishin qëndruar në shtëpi.

4.Sipas informacionit, çifti duket se kanë debatuar atë natë dhe në fakt, ata dyshohet se prej muajsh kishin përplasje aq sa Caroline ishte e vendosur të largohej bashkë me fëmijën motak.

Caroline ka shkëmbyer disa mesazhe me burrin e saj. Mesazhet janë shkëmbyer ndërsa 20-vjeçarja ishte në papafingo dhe 32 vjeçari në katin përdhes. Nga mesazhet dhe frazeologjia, krijohet përshtypja se çifti kishte një fërkim.

Në SMS ka frazeologji që i referohet konfliktit, ndërsa zbardhet se tekstet e shkruara mes tyre janë në anglisht. Në fakt, një nga termat e përdorur ishte "budalla".