Transmetuar më 17-06-2021, 16:30

Ish-kryetarja e Bashkisë Gjirokastrës, Zamira Rami, u shpall fajtore për shpërdorim detyre, por nuk do të vuajë asnjë ditë në qeli.

Gjykata e Posaçme e dënoi me 1 vit burg, dënim që u konvertua në punë me interes publik.

Rami u shpall fajtore për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me aktet ligjore, duke prishur dy prona të ligjshme të shtetasve Dritan Sako dhe Teodorti Xhai.

Sipas gjykatës, ish kryebashkiakja i ka shkaktuar atyre një dëm pasuror në vlerë 5 600 520 lekë, gjatë procedurave të ndjekura për një projekt në qytetin e Gjirokastrës.