Transmetuar më 17-06-2021, 13:31

Një herë të vetme ka ndodhur në historinë botërore që viti të llogaritej me 367 ditë duke përfshirë dhe datën 30 shkurt. Dhe ka ndodhur pikërisht në Suedi në vitin 1712, kur ky shtet përfshiu 30 shkurtin në kalendarin e saj për herë të parë dhe të fundit në historinë njerëzore.

Llogaritja e ditëve bazohet në ciklet hënore dhe diellore, por në shekuj ka qenë gjithmonë e kushtëzuar nga sundimtarët. Gjatë historisë, ata kanë manipuluar ciklet sipas nevojave të tyre politike dhe ekonomike ose për arsye fetare.

Ishte Perandori Julius Caesar gati 2,000 vjet më parë që imponoi kalendarin Julian, i cili është shumë i ngjashëm me atë që ne përdorim sot. Sot, dymbëdhjetë muajt alternohen me 30 dhe 31 ditë, vetëm se kalendari fillonte në muajin Mars për të përkuar me fillimin e pranverës.

Në këtë periudhë romake, viti i brishtë u imponua gjithashtu për të sinkronizuar kalendarin 365-ditor duke e bërë shkurtin me 28 ditë.

Sidoqoftë, me kalimin e kohës u krijua një çekuilibër, kështu që në 1582 Papës Gregori XIII iu desh të ndërhynte duke krijuar atë që ne e njohim sot si kalendari Gregorian. Ky është kalendari që ne përdorim sot, por jo të gjithë e miratuan në të njëjtën kohë. Dhe këtu hyn në lojë historia kurioze e 30 shkurtit në Suedi.

Për të miratuar kalendarin Gregorian, nga viti 1700 Suedia vendosi të heqë një ditë të çdo viti për dhjetë vjet deri në vitin 1710. Sidoqoftë, plani kryesor dështoi; në 1700 një ditë u hoq, por pjesa tjetër e viteve nuk u zvogëlua për shkak se nisi lufta e madhe e Veriut.

Perandori Charles XII urdhëroi që në 1712, të shtohej një ditë shtesë pas datës 29 Shkurt, duke krijuar kështu 30 Shkurtin për herë të vetme në histori që nga kohërat e Jul Cezarit.

Vite më vonë, Suedia miratoi kalendarin Gregorian në 1753. /klea/noa.al