Transmetuar më 17-06-2021, 11:54

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong-un, ka pranuar zyrtarisht se shteti i tij është duke u përballur me mungesë ushqimi për popullatën.

Duke iu drejtuar zyrtarë të lartë shtetërorë, Kim ka thënë se “situata me ushqimin është duke u tensionuar”.

Ai ka thënë se sektori i bujqësisë ka dështuar të përmbushë objektivat për grurin, për shkak të tajfuneve vitin e kaluar, të cilat kanë shkaktuar përmbytje.

Çmimet e ushqimeve janë rritur, pasi NK News raporton se një kilogram banane kushton 45 dollarë.

Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë me qëllim luftimin e koronavirusit të ri. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë.

Koreja Veriore varet nga Kina për ushqim dhe karburante.

Mirëpo ky shtet është duke u përballur me shumë vështirësi edhe prej sanksioneve ndërkombëtare, të vendosura për shkak të programit bërthamor.

Në muajin prill, Kim pati bërë një deklaratë të rrallë, duke iu bërë thirrje zyrtarëve që të përgatiten për një tjetër “Mars të rëndë” vitin e ardhshëm duke iu referuar marsit famëkeq të urisë.

Kjo shprehje "Mars i rëndë" përdoret nga zyrtarë verikoreanë për t’iu referuar vështirësive me të cilat është përballur ky shtet gjatë krizës së urisë në vitet ’90, kur rënia e Bashkimit Sovjetik e la Korenë Veriore pa ndihmë elementare.

Numri total i verikoreanëve që kanë vdekur atëherënnga uria, nuk dihet saktë, por besohet të ketë qenë 3 milionë.