Transmetuar më 17-06-2021, 10:12

Nëna e tij nuk duhet të jetonte më dhe për t’ia dalë nuk do të priste kur ti vinte fundi, por vendosi ta përshpejtojë atë. Dhe plani nuk ishte kaq pak i ndërlikuar.

Alberto Sanchez Gomez, i mori jetën të ëmës dhe më pas, dy javë rresht, me trupin e saj ushqeu veten dhe qenin e shtëpisë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017, por i dyshuari ra në pranga vetëm dy vjet më pas në 2019.

Dje 28 vjeçari është dënuar me 15 vjet e pesë muaj burgim, raporton noa.al duke cituar mediat spanjolle.

Gjykata çmoi se Alberto që shikoni në foto është provuar se ka mbytur nënën e tij 66 vjeçare María Soledad Gómez, gjatë një mosmarrëveshjeje familjare. Ai pranoi më pas se me trupin e të ndjerës ushqeu dy javë rresht qenin. Kurse shtoi se disa herë kishte ngrënë dhe vetë nga mishi që kishte copëtuar më parë.

Pjesë të trupit të viktimës u gjetën edhe në koshat e plehrave të lagjes ku jetonte familja e të dyshuarit, në lindje të Madridit.

Autori i dënuar me vendim gjykate, tha dje se kur kreu krimin ishte duke përjetuar probleme psikologjike. /ardi/noa.al