Transmetuar më 16-06-2021, 23:58

Barbana Dini publikon këngën e vëllait të saj të ndjerë, Ergi, i cili u shua 5 vite më parë në aksident në moshën 22-vjeçare.

Kënga që Ergi Dini realizoi pak muaj para se të ndërronte jetë, u publikua nga motra e tij.

Barbana Dini  dhe babai i saj, Dashamir Dini, publikuan përmes një postimi në rrjetet sociale lajmin me këngën e të birit të tyre.

Kënga mban titullin “Loco” dhe gjithashtu është publikuar në kanalin e Barbanës në Youtube.

“E publikojmë pikërisht sot duke qenë se ishte një material muzikor i përshtatshëm për stinën e verës! Jemi munduar të përshtatim diçka duke pasur mungesë materialesh filmike të tij për ta shoqëruar dhe duke pasur parasysh faktin që shumë nga ju e deshët pafund dhe do donitë të dëgjonit diçka të re nga AI!“, ka shkruar Dini.

Klipi më poshtë: