Transmetuar më 16-06-2021, 23:35
Një shqiptar në Itali sulmon të dashurën e tij me çekiç.
Ngjarja ka ndodhur në një rrugë në Pozzuolo Martesana.
Sipas mediave italiane, policia vendase ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi sulmoi me një çekiç të dashurën e saj në një rrugë.
Sipas mediave italiane, vajza shtatzënë u sulmua nga i dashuri i saj në provincën e Milanos.
Burri dyshohet se është përpjekur ta godasë atë me një çekiç gjatë një grindjeje.
Ajo arriti të thërriste për ndihmë policinë e cila ndërhyri menjëherë.
Vajza nuk u plagos rëndë, por përsëri u dërgua në spital ndërsa partneri i saj u vendos në arrest shtëpiak.