Transmetuar më 16-06-2021, 21:21

Sezoni i Premier League 2021-2022 do të fillojë në 14 gusht, me kampionët në fuqi të Manchester City duke nisur mbrojtjen e titullit në transfertë, në fushën e Tottenham. Në javën e parë spikat një supersfidë tjetër, Arsenali kundër kampionit europian, Chelsea.

Ole Gunnar Solskjaer dhe Manchester United do të mirëpresin armiqtë e vjetër të Leeds United në “Old Trafford”, ndërsa Liverpool do të sfidojë Norwich City në “Carrow Road”.

Sezoni i ri do të ndjekë formatin tradicional të zhvillimit deri më 22 maj të vitit të ardhshëm. Përplasja e madhe midis Liverpool dhe Chelsea në “Anfield” do të zhvillohet më 28 gusht, me Manchester City të Pep Guardiolës që do të përballet me Arsenalin në të njëjtën fundjavë.

Derbi i parë i sezonit në veri të Londrës është datuar më 25 shtator, një ditë që do t’i shohë kampionët e Guardiolës mysafirë në “Stamford Bridge”, për të sfiduar Chelsea.

“Reds” e Klopp janë planifikuar të përballen me Manchester City më 2 tetor. Derbi i parë i sezonit të Manchesterit do të zhvillohet në “Old Trafford” më 6 nëntor.

Dita e Vitit të Ri do ta shohë Chelsea të ndeshet me “Reds” dhe Arsenali duke pritur kampionët në “Emirates Stadium”.

Gara për titull duhet të fillojë të nxehet kur Manchester United të presë “Spurs” më 12 mars, përpara se të ndeshet me Liverpool fundjavën tjetër.

Ja kalendari i javës së parë të Premier League, sezoni 2021-2022:

Data Orari Ndeshja

14/08/2021 15:00 Brentford – Arsenal

14/08/2021 15:00 Burnley – Brighton

14/08/2021 15:00 Chelsea – Crystal Palace

14/08/2021 15:00 Everton – Southampton

14/08/2021 15:00 Leicester City – Wolverhampton

14/08/2021 15:00 Manchester United – Leeds United

14/08/2021 15:00 Newcastle United – West Ham United

14/08/2021 15:00 Norwich City – Liverpool

14/08/2021 15:00 Tottenham Hotspur – Manchester City

14/08/2021 15:00 Watford – Aston Villa