Transmetuar më 16-06-2021, 22:07

UEFA nisi hetim të menjëhershëm, pas ankesës së Federatës Maqedonase të Futbollit. Dhe sot ka dalë me konkluzionin përkatës: pezullimin e sulmuesit ser btë Austrisë, Marko Arnautovic, i cili ofendoi kolegun shqiptar gjatë ndeshjes së “Euro 2020”.

Kjo ndodhi kur shënoi golin e vonë në fitoren ndaj Maqedonisë së Veriut, të dielën. Ajo që nxori nga goja “të q*** nën tënde shqiptare” i ka kushtruar jo pak, por sfidën kundër Hollandës, të enjten.

Në bazë të hetimit të UEFA-s janë konfirmuar komentet dhe fyerjet nacionaliste ndaj Bejtullai dhe Alioski, të dy futbollistitë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut.

Ka dështuar kështu edhe përpjekja e kapitenit David Alaba, që u mundua t’ia mbulonte gojën me duar, kur po ofendonte.

Video e atij momenti ka qenë lehtësisht e deshifrueshme, teksa ofendimi mbi baza nacionaliste u kuptua qartë nga të gjithë.

Mosmarrëveshjet që përfshijnë Serbinë dhe fqinjët e saj ballkanikë janë të zakonshme dhe shpesh përfshijnë Shqipërinë, pasi përfaqësuesit e diasporës shqiptare luajnë me disa ekipe kombëtare, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Zvicrën.

Në Kupën e Botës 2018, për shembull, dy lojtarë të Zvicerës, me rrënjë shqiptare, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, u gjobitën pse bënë shenjën e shqiponjës dykrenore me duar, një simbol kombëtar shqiptar, gjatë ndeshjes kundër Serbisë. Ajo ndeshje prodhoi të paktën gjashtë hetime të ndara disiplinore. /fredi/noa.al