Transmetuar më 16-06-2021, 20:19

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda është rrëfyer si rrallë herë në një program televiziv.

Të premten në orën 21:00, gruaja që kryeministri e ka cilësuar kritiken më të madhe të tij, do të jetë përballë gazetares Ilva Tare në EuroNews.

Në një video të shkurtër e përmbledhëse të publikuar nga faqja e vetë televizionit, Linda Rama dëgjohet të rrëfehet për vendimmarrjet në familjen kryeministrore, roli i saj dhe debatet për politikën.

Sigurisht nuk kanë munguar as fjalët për nënën e ndjerë të kreut të qeverisë, Aneta Rama, gjatë të cilave dhe është prekur.

“Për të respektuar vullnetin e njerëzve, ata kanë zgjedhur Edin që të jetë protagonist. E dija që kosa e egër nuk do më kursente as mua. Statusi i bashkëshortes lidhet gjithmonë me privilejge. Jam Linda që ka qenë gjithmonë, kam dhe unë të drejtë timoni. Edi është debatues i vështirë, nuk heq dorë as unë, më pas ai reflekton. Asnjëherë nuk kemi fituar një fitore të zgjedhjeve të Edit. Në politikë është një privilegj për të bërë punë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që klasa politike në Shqipëri nuk arrin të dakordësohet. Mamaja e Edit na kishte bindur që nuk do të largohej kurrë, ajo ishte shumë indiferente ndaj dhimbjes,”- thotë Linda ndër të tjera.