Transmetuar më 16-06-2021, 19:34

Alarm për bombë para ndeshjes Itali-Zvicër, e vlefshme për "Euro 2020" dhe që luhet mbrëmjen e sotme në Romë.

E gjithë policia e Romës është në aktivizim para ndeshjes së sotme.

Alarmi është dhënë vetëm pak minuta më parë, në sheshin “Mazzini”, shumë pranë stadiumit ‘Olimpico’.

Policia po kren kontrolle në lidhje me këtë zhvillim të ri.

Për momentin qarkullimi në këtë zonë është ndaluar dhe priten detaje të reja nëse është alarm i rremë./noa.al/