Transmetuar më 16-06-2021, 19:36

Vrasja makabre e çiftit Pasho është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes nga mediat italiane. Pasi u ekstradua nga autoritetet zvicerane në Itali, djali i Shpëtim dhe Teuta Pasho, Taulant Pasho ka dëshmuar në prokurori për zhdukjen dhe më pas vrasjen e prindërve të tij. E dyshuar për këtë ngjarje është arrestur ish-e dashura e Taulantit, Elona Kalesha.

Në dëshminë e tij të parë për prokurorinë italiane Taulant Pasho, ka treguar se ai nuk kishte dijeni për shtatzëninë e ish të dashurës së tij, Elona Kaleshi. Mediat italiane shkruajnë se Pasho, gjatë marrjes në pyetje në Como me prokuroren Ornella Galeotti, e cikla po heton vrasjen e prindërve të tij, Teuta dhe Shpëtim Pasho, eshtrat e të cilave u gjetën në dhjetor në 4 valixhe në Solliçiano, përjashtoi kategorikisht se ai mund të ishte babai i atij fëmije që Kaleshi e kishte abortuar.

Por çështja e fëmijës, siç raporton News24 nuk është e vetmja për të cilën Taulant Pasho nuk kishte dijeni, Taulanti nuk ishte në dijeni të parave që prindërit e tij kishin me vete, para të cilat janë konsideruar si shkak për vrasjen dhe masakrimin e çiftit Pasho. Në konfrontimin e gjatë, si i dyshuar, Taulanti, i cili tani po vuan dënimin për mbajtje lëndësh narkotike dhe për evazion, pasi u burgos në Zvicër për krime të tjera, tha se në ditët pas lirimit nga burgu, atij iu dhanë rreth 20 mijë euro që ai i kishte huazuar të dashurës së tij.

Prokurorja Galeotti nuk përjashton që ata mund të jenë pjesë e shumës së madhe 50, 60 mijë euro që siç konfirmohet nga vetë Taulanti, prindërit e tij gjithmonë i mbanin me vete. Në lidhje me arsyen pse ai nuk raportoi zhdukjen e tyre, se kishte frikë se do të dëbohej nga Italia për shkak të prejardhjes së tij dhe preferoi që motrat e tij të ishin ato që të kishin kontakte me karabinierët.

Karabinierët kanë konstatuar se Elona Kalesha, e ndaluar aktualisht për vrasjen dhe masakrimin e kufomave të dy vjehrrëve të saj, kishte abortuar në Careggi më 27 Tetor 2015. Në atë kohë gruaja kishte marrë me qira apartamentin në Fontana ku sipas akuzës është kryer edhe krimi i dyfishtë. Vrasje që hetuesit shprehen se mund të jenë kryer mes pasdites së 1 nëntorit dhe orëve të para të 2 nëntorit, ditë në të cilën Taulanti u largua nga burgu në Solliçiano.

Vetë Taulanti është nën hetim për masakrimin e prindërve të tij. Së bashku me të, nën hetim ështe edhe ish-e dashura e tij, Elona Kaleshi e cila aktualisht është burgosur në Solliçiano si dhe vëllai i saj i vogël Denis Kaleshi. Eshtrat e çiftit Pasho u gjetën dhjetorin e kaluar në katër valixhe të braktisura në një fushë mes burgut të Solliçiano.