Transmetuar më 16-06-2021, 16:39

Mes muzikës me zë të lartë, këngës dhe vallëzimit, dy kampionët e futbollit, Erlind Haaland dhe Riyad Mahrez, por shijojnë pushimet e tyre në Mykonos të Greqisë.

Tifozët e Manchester City janë të bindur se Mahrez po ndihmon klubin e tij të bindë super yllin norvegjez, pasi dyshja u pa “shend e verë” në ishullin e njohur grek.

Një video është shfaqur në internet nga Haaland dhe Mahrez duke festuar, ndërsa ishin me pushime në tokën helene.

Kjo i ka ngazëllyer tifozët e Manchester City shumë. A është “agjenti” Mahrez në punë, me mision? Disa mendojnë kështu. /fredi/noa.al