Transmetuar më 16-06-2021, 14:09

Në 25-vjetorin jubilar të themelimit të Partisë Demokratike, një nga liderët historik të kësaj force politike, ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, ka shpërndarë një video-mesazh duke u shprehur qartë se ai do të qëndrojë në PD edhe sikur vetëm 100 vetë të mbetin aty.

Sikur 1000 të mbesin do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë do të mbetem njëri prej jush.

Rroftë Partia Demokratike”, shprehet Berisha në videon e publikuar.