Transmetuar më 16-06-2021, 11:48

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, Gerald Rockenschaub, paralajmëron se fakti që vendi ynë nuk ka asnjë kontroll kufitar rrezikon një valë të re për shkak të variantit indian i cili siç tha ai, është shumë më ngitës se variantet e tjera.

"Une mendoj se duhet të jemi të frikësuar dhe po kështu edhe turistët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të përgatiten për investimin në masat anti-covid", deklaroi Rockenschaub në një intervistë në rtsh që e gjeni më poshtë.

Shqipëria është në një pozicion shumë të mirë pasi ndodhet në një situatë shumë qëndrueshme epidemiologjike dhe numri i rasteve të reja është shumë shumë i ulët prej disa javësh. Por kreu i OBSH thotë se kjo kohë e qëndrueshme e pandemisë duhet përdorur që të vazhdohet me vaksinimin për të mbrojtur popullatën dhe për t’u përgatitur për ndonjë zhvillim të mundshëm që lidhet edhe me qarkullimin e mutacioneve sidomos të atij “Delta” i cili ka dominuar shumë situatën pandemike në Britaninë e Madhe dhe në disa vende të tjera.

Pra, ne kemi nevojë të qëndrojmë vigjilentë, tha ai duke shpresuar që Shqipëria të reagojë shpejt nëse do të kemi një rritje të shpejtë të numrave të infektimeve.

Rockenschaub pohon gjithashtu se të gjitha vaksinat, përjashtuar Johnson and Johnson, kanë efikasitet shumë të ulët pas dozës së parë, por janë më efektive pas dozës së dytë.

Z. Rockenschaub, Italia ka ndaluar vaksinën "Astrazeneca" pas humbjes së jetës së një 18 vjeçareje dhe ata nuk e aplikojnë nën moshën 60 vjeç. Në Shqipëri ka mbërritur një tjetër sasi e kësaj vaksine. Si ta shohim këtë?

Vaksina e “Astrazeneca” është një vaksinë që është përdorur gjerësisht, kryesisht në Angli, me mbi 20 milionë doza. Është e vërtetë që kjo vaksinë është e lidhur me disa efekte anësore shumë të rralla, siç janë trompozat që prekin kryesisht trurin, por ne tashmë e dimë që zakonisht janë shumë mirë të trajtuara. Vaksina është shumë e sigurtë, shumë efektive dhe këto pak efekte anësore që janë shfaqur janë shumë mirë të trajtueshme nga ana mjekësore. Ndaj ne jemi të mendimit se duhet të vazhdojmë vaksinimin me këtë vaksinë të sigurtë dhe efektive edhe në Shqipëri. Madje ne këtë vaksinë e përdorim edhe për të gjithë punonjësit e Kombeve të Bashkuara për t’u mbrojtur nga rreziqet e infeksionit COVID.

Të gjitha shtetet kanë lehtësuar masat anticovid, madje Shqipëria i pret turistët pa u kërkuar minimalisht tampon negativ. Sa frikë duhet të kemi nga “Delta indiane"?

Une mendoj se duhet të jemi të frikësuar dhe po kështu edhe turistët duhet të jenë  të përgjegjshëm dhe të përgatiten për investimin në masat anti-covid. Qeveria është duke e bërë në fakt këtë gjë duke hapur qendrat verore shëndetësore në zonat turistike dhe mundësinë e diagnostikimit në to dhe të trajtimit gjithshtu me të gjitha mjetet e ndihmës së shpejtë. Shumë vende janë duke i lehtësuar masat dhe unë mendoj se Shqipëria është në një pozicion shumë të mirë pasi ndodhet në një situatë shumë qëndrueshme epidemiologjike dhe numri i rasteve të reja është shumë shumë i ulët prej disa javësh. Por ne duhet ta përdorim këtë kohë të qëndrueshme të pandemisë që të vazhdohet me vaksinimin për të mbrojtur popullatën dhe për t’u përgatitur për ndonjë zhvillim të mundshëm që lidhet edhe me qarkullimin e mutacioneve sidomos të atij “Delta” i cili ka dominuar shumë situatën pandemike në Britaninë e Madhe dhe në disa vende të tjera. Pra, ne kemi nevojë të qëndrojmë vigjilentë. Nuk mendoj të bëhemi paranojakë apo të frikësohemi. Unë mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe është e gatshmë të reagojë shpejt nëse do të kemi një rritje të shpejtë të numrave të infektimeve.

A ka të dhëna se cila është sjellja e “Deltës“ përkundrejt vaksinave?

Ajo që OBSH ka si të dhëna është se varianti  “Delta” është shumë herë më i transmetueshëm se varianti “Alfa”. Në lidhje me efektivitetin e vaksinave ne kemi të dhëna shumë të limituara për momentin. Ajo që mund të quhet lajm i mirë është se pjesa dërrmuese e vaksinave po rezultojnë efektive në mbrojtjen nga mutacioni “Delta”. Sipas disa gjetjeve fillestare rezulton se pas dozës së parë mbrojtja është shumë e ulët, ndërsa pas dozës së dytë mbrojtja nga ky rrisk është e konsiderueshme dhe kjo për të gjitha vaksinat e miratuara që janë në qarkullim. Zbulimet shkencore do të duan edhe pak kohë që të përfundojnë, por indikacionet e para po tregojnë se vaksinat deri tani kanë treguar efikasitet në mbrojtje edhe kundrejt variantit Delta të virusit. Ne duhet të jemi të qetë, por duhet që situatën ta mbajmë kujdesshëm nën vëzhgim pasi varianti “Delta” mund të mos jetë i vetmi variant që është shqetësues, mund të dalin edhe të tjera variante të virusit që mund të jenë po kaq shqetësues. Në fund unë mendoj se e gjithë kjo varet nga ajo që sa shpejt ne e menaxhojmë sistuatën, si pjesa më e madhe e popullsisë, apo edhe këtu në Shqipëri dhe anemmbanë globit, në mënyrë që ta vëmë këtë virus nën kontroll sa më shpejt të jetë e mundur. Tani është koha e duhur të investojmë në mjetet përgatitore, forcojmë kapacitetet e sistemit shëndetësor, të sigurohemi që kemi furnizime shtesë për të qenë gati në çdo kohë nëse do të kemi rritje të infektimeve, spitalet të jenë gati të mirëpajisur me mjete shtese dhe mekanizimat e survejmit të përforcuara në mënyrë dhe të çojmë përpara ritmet e vaksnimit siç edhe po ndodh aktualisht në Shqipëri.