Transmetuar më 15-06-2021, 21:30

Ndërron jetë aktorja amerikane Lisa Banes.

Aktorja ishte përfshirë në një përplasje me skuter në New York, SHBA, konfirmoi policia të martën.

Lisa Banes ndërroi jetë moshën 65-vjeçare.

Banes u bë e famshme me rolin e Marybeth Elliott, nënës së Amy në filmin me titull “Gone Girl” një trilerin psikologjik i David Fincher në vitin 2014.

Ajo gjithashtu u shfaq në filma si "Cocktail" dhe "A Cure for Wellness".

Aktori dhe regjisori Seth MacFarlane udhëhoqi homazhet, duke thënë se vdekja e saj ishte “një humbje e jashtëzakonshme”.

Policia e New York konfirmoi për mediat se Banes u godit nga një scooter, ndërsa ecte nëpër një vendkalim për këmbësorë në Manhattan më 4 qershor.

Duke vuajtur nga një dëmtim në kokë, ajo u dërgua në spital dhe më pas vdiq të hënën./noa.al/